Turneu Atp Finals 2020 është i rusit Danil Medveded, i cili ka mundur me përmbysje Dominik Thiem në finalen e Londrës, 2-1. Ndeshja në Londër ka përfunduar 4-6, 7-6, 6-4. Numri 3 në botë fitoi setin e parë falë një “break”-u në gejmin e 5-të, rusi më pas përballoi çdo vështirësi, barazoi dhe fitoi setin e tretë. Medveded fiton për herë të parë “Master”-in e fundvitit, ndërsa për Thiem ndodh si vitin e kaluar.
Danil Medveded ka triumfuar në edicionin e 51-të të “Atp Finals”. Numri 4 në botë bën kështu bis, pas suksesit në Paris ndaj Aleksandër Zverev. Për austriakun Thiem, pas humbjes ndaj Stefanos Tsitsipas në 2019-ën, është një tjetër goditje e rëndë.

Fillimi i ndeshjes ishte premtues për Thiem. Në gejmin e 5-të rusi gabon fatalisht, teksa nga 40-0 humbi gjithçka dhe i dhuroi “break”-in rivalit. Thiem e mbylli setin e parë 6-4, por Medvedev nuk e humbi toruan. Barazoi setet 1-1, duke shpëtuar në gejmin e 5-të që zgjati pa fund. Tenisti rus mori ndeshjen në kontroll, duke gjetur cepat e pakapshëm nga kundërshtari.
Thiem u mundua të luftonte fort, por u dorëzua pas 2 orë e 22 minutash. Medvedev, në pjesëmarrjen e dytë në karrierë në Londër, ka arritur të fitojë titullin “Mjeshtrit” të 2020-ës.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.