Lojëra me Dore

Medvedev është si një rul, kalon Rud me lehtësi dhe shkon në finale

Mjaftojnë dy sete që numri 2 në botë të kalojë kundërshtarin norvegjez dhe të kërkojë trofeun në finale. Në fakt, kishte pak dyshime se kjo gjysmëfinmale do të shkonte ndryshe.

Danil Medvedev ka mundur Kasper Rud në 2 sete, 6-4 dhe 6-2, dhe është kualifikuar për në finale të Atp Finals, ku ka shansin të përsërisë sukesin e 2020-ës në “O2 Arena”. Rusi ka kaluar pa shumë vështirësi norvegjezin dhe ka zgjatur serinë e fitoreve, që tani është në kuotën 9.

Kampioni i Us Open në fakt nuk humb asnjë ndeshje në Masters që prej debutimit të tij në 2019-ën. Edicionin i 2020-ës e fitoi si i pamposhtur dhe në grupin e këtij viti nuk ka humbur asnjë ndeshje, ashtu si dhe Novak Gjokoviç. "Kasper është shumë i fortë, është përmirësuar shumë në shpejtësi, ndaj dhe kjo ndeshje ishte një provë e bukur. Jam i kënaqur për mënyrën si kam luajtur", - u shpreh pas ndeshjes Medvedev.

Medvedev është në pritje të rivalit të finales, që do të dalë nga gjysmëfinalja tjetër mes Gjokoviç dhe Zverev, që zhvillohet në mbrëmje. Tenisti serb dhe ai gjerman takohen në këtë sezon për herë të pestë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë