Ngjarje

Mediat iraniane: Shqipëria i ndalon hyrjen në vend lideres së muxhahedinëve

Maryam Rajavit, drejtueses së kampit të muxhahedinëve në Manzë (MEK) i është ndaluar hyrja në Shqipëri. Mediat  në Teheran shkruajnë se ky vendim ka ardhur pas kërkesës së SPAK me argumentin se Rajavit ka udhëhequr veprime terroriste ndaj Iranit.

Maryam Rajavi iku në Francë pasi policia shqiptare bastisi kampin e MEK me urdhër të SPAK në qershor dhe pas kësaj nuk është lejuar që të rifutet në Shqipëri.  Mirëpo deri më tani ky informacion nuk është konfirmuar zyrtarisht nga autoritetet shqiptare.

Forcat policore shqiptare hynë në kampin e MEK, të njohur si Ashraf-3, më 20 qershor pas informacioneve për “sulme terroriste dhe kibernetike” kundër institucioneve të huaja. Autoritetet konfiskuan 150 pajisje kompjuterike. Ndërkohë, forcat e sigurisë janë vendosur në hyrje të kampit për të kontrolluar të gjitha lëvizjet.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë