Bota

Mediat amerikane: Kabllot nënujore në Detin Baltik janë prerë qëllimisht nga kinezët

Gazeta Si - "Anija kineze ‘Yi Peng 3’ mund të ketë shkëputur qëllimisht dy kabllot në Detin Baltik duke e tërhequr spirancën e saj në shtratin e detit për më shumë se 160 kilometra. Dhe kapiteni mund të jetë nxitur të kryejë sabotimin nga inteligjenca ruse".

Kjo është hipoteza mbi të cilën po punojnë hetuesit, siç raportohet nga gazeta prestigjioze amerikane "Wall Street Journal".

Ky, do të ishte një episod i ri i luftës hibride, në sfondin e konfliktit në Ukrainë. Dhe ndërkohë alarmi ra në kryeqytetet e Evropës Veriore: qeveria suedeze i kërkoi Pekinit të bashkëpunonte në hetimet, ndërsa Varshava propozoi krijimin e një misioni policor për të mbrojtur infrastrukturën.

Dy kabllot e nëndetëseve, të përdorura për telekomunikimet me fibra optike, u shkëputën midis 17 dhe 18 nëntorit në ujërat territoriale suedeze të Balltikut në brigjet e Danimarkës. Dyshimet ishin përqendruar në një anije mallrash kineze, “Yi Peng 3”, të cilën faqet e gjurmimit e kishin identifikuar mbi kabllot në kohën kur ishin prerë. E megjithatë pa asnjë provë për të treguar përfshirjen e anijes në aksident.

Tani, megjithatë, sipas "Wall Street Journal", hetuesit po punojnë mbi hipotezën se “Yi Peng 3” preu kabllot me qëllim, duke e tërhequr spirancën e saj përgjatë shtratit të detit për mbi 160 kilometra.

Dhe kapiteni mund të jetë detyruar të kryejë sabotimin nga shërbimet e Moskës. “Nuk ka gjasa që ai të mos e kishte vënë re se po tërhiqte zvarrë spirancën, duke humbur kështu shpejtësinë dhe duke shkëputur kabllot”, shpjegoi një hetues evropian për gazetën amerikane.

Kryeministri suedez Ulf Kristersson e përkufizoi Detin Baltik si "një zonë që është bërë me rrezik të lartë" dhe njoftoi dërgimin e një "kërkese zyrtare në Kinë për të bashkëpunuar për të sqaruar atë që ndodhi".

Stokholmi shmangu akuzat specifike, por megjithatë kërkoi që ‘Yi Peng 3’, "të lëvizte në ujërat suedeze" për të lejuar hetimin.

Ndërkohë, anija tregtare është ndalur në ngushticën Kattegat midis Suedisë dhe Danimarkës që prej datës 19 nëntor.

Për sa u përket autoriteteve kineze, Ministria e Jashtme mohoi çdo përgjegjësi për këtë aferë, por sipas burimeve daneze, kontaktet diplomatike janë nisur mes vendeve të përfshira dhe Pekinit.

Rusia i ka hedhur poshtë si "absurde" dhe "qesharake" dyshimet se shërbimet e inteligjencës së Moskës ishin pas sabotimit të supozuar.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë