Shendet

Më thuaj çfarë profesioni ke, të them se nga cila sëmundje rrezikohesh

Një “sëmundje nga profesioni” është e kontraktuar kryesisht si rezultat i një ekspozimi ndaj faktorëve të rrezikut që rrjedhin nga veprimtaria e punës. "Sëmundjet që lidhen me punën" fillimisht janë zbuluar në Filipine dhe tashmë prej kohësh Organizata Botërore e Shëndetësisë, ka krijuar një plan global veprimi që ka të bëjë me shëndetin e punëtoreve, duke bërë thirrje gjatë gjithë kohës raportimin e sëmundjeve dhe përmirësimin e shëndetit në punë të ndryshme.
Po cilat janë disa nga sëmundjet që shkaktohen nga profesioni? Gazeta “Si”, ju ofron një përmbledhje të disa profesioneve që na “shpërblejnë” me sëmundje.

Gazetar
Profesioni i gazetarit, në dukje mendohet si një profesion që nuk shkakton asnjë lloj sëmundje fizike apo mendore, por ekspertë mjekësore e kanë cilësuar si një profesion i cili përveçse shkakton stres, mund të këtë edhe pasoja të tjera fizike. Për shkak të presionit të shumë, gazetarët mund të përballen me sëmundjet mendore si depresioni dhe ankthi. Gjithashtu, nëse qëndrojnë vetëm ulur në zyrë për të shkruar ata janë të rrezikuar nga sëmundjet e shtyllës kurrizore siç është hernia diskale, apo spoliatroza. Diçka tepër shqetësuese që mund të vijë nga ky profesion janë edhe probleme të tilla si pagjumësia dhe obeziteti.
Minator
Një ndër sëmundjet e para nga të cilat rrezikohen minatorët është silikoza, kjo sëmundje vjen nga silici ose dioksid silici (SiO2), një mineral që ndodhet në natyrë në formë kristalore ose jo-kristale. Forma më e bollshme kristalore është α-kuarci, që është minerali më i zakonshëm në tokë. Ai gjendet në rërë, gur ranor, argjile dhe granit e kështu mund të përthithet nga njerëzit shumë lehtësisht. Minatorët gjithashtu janë rrezikuar të prekën edhe nga sëmundje të tjera si pneumokoniozë e deri tek kanceri, për shkak të ekspozimit të tepërt ndaj pluhurit.

Fermer
Nën një renditje të ekspertit mjekësor William Howlett, i cili prej kohësh ka kryer studime për sëmundjet që vijnë nga profesioni, qëndron edhe fermeri. Në shumicën e vendeve të zhvilluara, aktivitetet bujqësore deri më tani janë një ndër faktorët kyç për ekonominë e vendit, por përdorimi i kimikateve të ndryshme, ndër to dhe pesticidet, është rritur jashtëzakonisht shumë në këtë sektor kohët e fundit. Ndërsa, këto substanca përdoren për të vrarë organizmat e dëmshëm për të mbjellat, shumë prej tyre janë gjithashtu shumë toksike për qeniet njerëzore. Prandaj, punëtorët në bujqësi janë të rrezikuar nga helmimi për shkak të ekspozimit ndaj këtyre pesticideve. Sëmundjet që vijnë nga pesticidet mund të jenë sëmundjet neurotoksike që prekin nervat dhe të japin paraliza të pjesshme.

Ndërtuesit
Njerëzit që punojnë në biznesin e ndërtimit shpesh janë të ekspozuar ndaj niveleve të larta të zhurmës, për shembull, makineri të mëdha ndërtimi dhe mjete të ndryshme pneumatike ose elektrike. Nëse punëtorët nuk mbrojnë veten duke përdorur mbrojtjen e dëgjimit, ekspozimi i zhurmës mund të çojë në dëmtim të përhershëm. Punëtorët që përdorin mjete vibruese të mbajtura me dorë, siç janë çekiçët, gjithashtu janë në rrezik të zhvillimit të çrregullimeve muskulo-skeletore dhe neurologjike, për të mos folur për disa vende, ndër to edhe Shqipëria ku siguria e jetës në kantieret e ndërtimit është shumë e ulët dhe punëtorët janë të rrezikuar nga momenti në moment.
Infermierët dhe punëtorë të tjerë të kujdesit shëndetësor
Të gjitha profilet e punonjësve të kujdesit shëndetësor, rrezikojnë të kontraktojnë sëmundje ngjitëse siç janë tuberkulozi ndërsa kujdesen për pacientët e tyre. Nëpërmjet marrjes së mostrave të gjakut dhe trajtimit të mostrave biologjike, personeli i kujdesit shëndetësor rrezikon të kontraktojë sëmundje të ndryshme që vijnë nga gjaku si HIV dhe hepatiti B dhe C. Lloje të ndryshme të personelit të kujdesit shëndetësor janë të ekspozuar ndaj rrezatimit jonizues, siç janë rrezet X, gjatë punës së tyre. Kardiologët ndërhyrës dhe radiologu janë veçanërisht të rrezikuar nga ky lloj ekspozimi. Lentet e syrit janë një nga indet më rrezatuese në trup dhe ekspozimi i lenteve ndaj rrezatimit jonizues mund të shkaktojë katarakt.
Veterineri
Veterinarët dhe asistentët e tyre gjithmonë përballen me sëmundje dhe lëndimet të kafshëve, kësisoj janë të ekspozuar ndaj sëmundjeve, infeksioneve, ndotësve të ndryshëm, prerjeve të vogla, djegieve, kafshimeve apo thumbimeve. Disa nga sëmundjet që ata kurojnë tek kafshët, mund të prekin dhe ata vetë në një moment pakujdesie. Një ndër sëmundjet më të shpeshta mund të jetë, tërbimi i qenit ose një sëmundje vdekjeprurëse, të cilën e mbartin qentë e infektuar. Sëmundje të tjera infektive janë leishmania, gastroenteritis koronaviral i qenit(ÇV) dhe infeksionet nga virusi herpes.

Stomatolog
Ky profesion është cilësuar nga ekspertët mjekësorë, si një ndër profesionet më të pashëndetshme, pasi ekspozimi ndaj infeksioneve është shumë i lartë, për të mos folur për orët e gjata në punë që krijojnë humbje të përqendrimit. Në një studim të dy viteve më parë, rezultoi se rreth 7 stomatologë vdiqën në qendrën spitalore në Virxhinia të cilët u prekën sëmundja, e quajtur fibroza idiopatike pulmonare, një sëmundje kronike progresive e mushkërive. Nga 894 pacientë që u trajtuan me këtë sëmundje aso kohe, pjesa më e madhe rezultuan të kishin profesionin e dentistit. Stomatologët dhe personeli tjetër dentar kanë ekspozime të veçanta në punë. Këtu përfshihen ekspozimet ndaj baktereve, viruseve, pluhurave, gazrave, rrezeve dhe rreziqe të tjera që lidhen drejtpërsëdrejti me aparatin e frymëmarrjes.
Zjarrfikësit
Detyra e zjarrfikësit është të mbrojë jetën e njerëzve të rrezikuar, por shpesh herë ndodh që ata të jenë edhe vetë të rrezikuar. Puna sfiduese e tyre, shpesh herë mund të krijojë ankth dhe tension. Një ndër problemet e para që ata hasin zakonisht është asfiskimi, gjë e cila mund të çojë edhe deri në vdekje. Zjarri heq oksigjenit në ajër dhe kështu e parandalon atë duke prodhuar gazrat e nxehtë që përfshijnë dyoksidin e karbonit, që shkakton sëmundjen akute të frymëmarrjes (kryesisht kollitja e rëndë), dhe sëmundjen kronike obstruktive pulmonare (sëmundjet e zemrës).

Pilotët
Profesioni i pilotit që në dukje cilësohet si i vështirë, pasi ata janë të ekspozuar nga rreziqe të shumta, qoftë nga pajisjet e ndryshme në avion me bazë përbërësish kimik, qoftë për ndryshimet e herë pas hershme klimaterike. Mjekët cilësojnë se sëmundjet që mund të prekin më shpesh pilotët janë sëmundjet kardiake, gjë e cila është e rrezikshme edhe për pasagjerët.
Pastruesit e mbetjeve
Ky është një tjetër profesion që askush nuk do e kishte zgjedhur me dëshirë, për shkak të ekspozimit të vazhdueshëm ndaj materialeve të dëmshme dhe kimikateve të ndryshme. Ndotësit më të mëdhenj që vijnë nga mbetjet janë zhiva, kadmiumi, substanca me përbërje të cilave gjendet arsenik dhe lidhjet e ndryshme organike e biologjike që vështirë shpërbëhen dhe kështu mund të shkaktojnë kancer, të mushkërive dhe lëkurës.
Peshkatarët
Kushtet e ndryshme klimaterike, mjetet e rënda të punës, e shumë të tjera, e bëjnë profesionin e peshkatarit tepër të vështirë për t’u përballuar fizikisht. Peshkatarët janë gjithnjë në kontakt me ujin dhe kjo mund të shkaktojë sëmundje të ndryshme si reumatizma apo bronkit. Në një studim të fundit ka rezultuar se gjatë ushtrimit të profesionit peshkatarët janë më të rrezikuarit për të humbur jetën.
Banakier dhe Kamerier
Këto dy profesione kanë të bëjnë vetëm me një situatë në të cilën na ndodh të gjithëve të jemi në pjesë të caktuara të aktivitetit ton ditor. Banakierët dhe Kamerierët gjatë gjithë kohës qëndrojnë në këmbë dhe normalisht që kjo gjendje ka pasoja. Në një studim të Institutit të Punës në Kanada gjatë vitit të kaluar, personat që qëndronin gjatë në këmbë gjatë gjithë kohës në punë ishin më të rrezikuar nga sëmundjet kardiake dhe ato mendore, pasi rritet edhe niveli i stresit oksidativ e për rrjellojë edhe presioni i gjakut në vena. Gjithashtu, personat që ushtrojnë këto dy profesione janë të rrezikuara edhe nga sëmundje të tjera si infeksionet spinale (osteomyelitis), tumoret spinale dhe frakturat vertebrale.

Prodhuesit e bojërave
Në industrinë e prodhimit të bojës punëtorët janë të ekspozuar ndaj komponimeve organike të paqëndrueshme. Kjo lloj ekspozimi i vë punëtorët në rrezik të zhvillimit të encefalopatisë toksike dhe kancerit. Të dyja kushtet zhvillohen vetëm pas disa vitesh ekspozimi ndaj komponimeve organike të paqëndrueshme, por efektet akute të tilla si dhimbja e kokës, të vjellat, marramendja dhe humbja e koordinimit janë indikatorë se ekzistojnë nivele tepër të larta të ekspozimit të tretësve organikë në mjedisin e punës.
Parukier
Lyerja e flokëve rrezikon të zhvillojë ekzemën e duarve për shkak të vetive irrituse ose alergjike të kimikateve të ndryshme të përdorura për zbardhimin dhe ngjyrosjen. Edhe mjedisi i lagësht i shoqëruar me larjen e flokëve, e bën lëkurën e parukierit më të ndjeshme. Parukierët të rrezikuar nga zhvillimit i rinitit alergjik (Riniti shkaktohet nga inflamacioni apo irritimi i mukozës së hundës”, i cili ndodh si përgjigje ndaj disa agjentëve përfshi dhe infeksionin dhe alergenët ambientale.) dhe astmës në lidhje me punën, si dhe sëmundjeve muskulo-skeletore.

Një tjetër kategori për sa i përket sëmundjes nga profesionet është edhe ajo e punëtorëve të thjeshtë të cilët kanë mbijetuar në një incident kërcënues për jetën.
Punëtorët që mbijetojnë nga një incident rrezikojnë të zhvillojnë çrregullimin e stresit post-traumatik, një gjendje e shëndetit mendor që shkaktohet nga një ngjarje e tmerrshme, duke e provuar ose duke e dëshmuar atë. Simptomat mund të përfshijnë pagjumësi dhe ankth të rëndë, si dhe mendime të pakontrollueshme për ngjarjen. Personeli i shpëtimit, në çdo ambient punë është një shembull i një profesioni ku ekziston rreziku për zhvillimin e një çrregullimi stresi post-traumatik.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë