Media Galeri

Më të mirat e Brit Award

Është mbajtur të martën mbrëma ceremonia e ndarjes së çmimeve më të mëdha të muzikës britanike, Brit Awards 2022.

Adele, Ed Sheeran, Olivia Rodrigo, maneskin dhe shumë artistë të tjerë ndërkombëtarë ishin të pranishëm në ndarjen e çmimeve.

U dhanë 12 çmime për këngët, artistët dhe grupet më të arritura të vitit.

Mbretëresha e mbrëmjes ka qenë Adele, si artistja më e vlerësuar në edicionin e këtij viti me gjithsej tri çmime të rëndësishme: “Artisti i vitit”, “Kënga më e mirë e vitit” (për këngën “Easy On Me)” dhe “Albumi më i mirë i vitit” (për albumin “30”).


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë