Shkencë

Më të mira se të vërtetat: Shkenca krijon qeliza të kuqe sintetike të gjakut që qarkullojnë oksigjenin në trup

Shkencëtarët kanë krijuar qeliza të kuqe sintetike të gjakut që mund të kryejnë të gjitha funksionet njëjtë si ato të vërtetat. Testet tek embrionet e minjve dhe të pulave treguan se qelizat artificiale ishin në gjendje të bartnin oksigjenin dhe ta përçonin përmes kapilarëve ashtu si versionet biologjike. Por, ata zbuluan gjithashtu aftësinë e qelizave të bëra për të transportuar enzimat e medikamenteve, në kapilarë.
Funksionet që kanë këto qeliza shërbejnë për një gamë të gjerë, të cilat krijojnë mundësi në përmirësimin për trajtimin e sëmundjeve si kanceri.

Studimi, i botuar në revistën “Nano” të Shoqatës Kimike Amerikane, tha që ata gjetën se këto 'qeliza' unike ruanin formën e versionit biologjik. Atëherë ata u ngarkuan me hemoglobinë për të mbartur sa më shumë oksigjen, me ATP biosensorë për zbulimin e toksicitetit, një ilaç antikancerogjen. Rezultatet treguan se këto substanca i dhanë mundësi qelizave të reja të kryenin detyrën normale të qelizave natyrale të gjakut. Qelizat gjithashtu qarkulluan brenda minjve për 48 orë. Kjo kohë u arrit pasi ato ishin të kamufluara kundër qelizave të bardha të gjakut nga proteinat në sipërfaqen e tyre.
Pa mbrojtje, qelizat artificiale do të ishin gëlltitur.

Biosensorët ATP u përdorën për të zbuluar toksicitetin si dhe përqendrimin e enzimës, e cila mbart energji, luhatet në varësi të sasisë së toksinave, duke e bërë atë një tregues të vlefshëm. Hulumtimi u krye në universitetin e Meksikos, Laboratorët Kombëtar Sandia dhe universitetin e Teknologjisë së Kinës Jugore.
Është një zhvillim i madh në terren, pasi studimet e mëparshme nuk kanë arritur të imitojnë çdo funksion të një qelizë të kuqe biologjike të gjakut. Janë planifikuar studime të ardhshme që do të eksplorojnë potencialin e tyre në aplikimet mjekësore, siç janë terapia kundrejt kancerit dhe biosensifikimi i toksinave. Burimi: Daily Mail/ Solli në shqip Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë