Ka ndodhur

Me snajper në makinë dyshohet se do kryente vrasje. Arrestohet 21-vjeçari në Kurbin

Gazeta Si - Një ngjarje kriminale është parandaluar nga policia në Kurbin. Policia thotë se ka vënë në pranga një 23-vjeçar dhe ka shpallur në kërkim bashkëpunëtorin e tij, një 30-vjeçar, banues në fshatin Fushe-Kuqe, si dhe një të ri tjetër 21-vjeçar.

Gjatë kontrollit në automjetin e 23-vjeçarit, policia gjeti një armë zjarri snajper me precizion të lartë, me një krehër me fishekë në të dhe një çantë me fishekë të tjerë për këtë armë.

Sipas policisë, i arrestuar është shtetasi M.D., dhe janë shpallur në kërkim: O.M., dhe Gj.M.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë