Ka ndodhur

Me pushkë e municion luftarak në shtëpi, në pranga një person në Elbasan

Gazeta Si - Një person është arrestuar në Elbasan, pasi në banesë iu gjet një armë zjarri pushkë dhe një sasi municioni luftarak.

Policia thotë se H.Z., banues në fshatin Dëshiran, Belsh, gjatë kontrollit në banesë, iu gjet dhe sekuestrua një armë zjarri pushkë dhe një sasi municioni luftarak, që i mbante pa leje.

Ndaj të arrestuarit, rëndojnë akuza për veprën penale "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit".


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë