Ka ndodhur

Me pistoletë doza kanabisi me vete, arrestohet adoleshenti në Fier

Gazeta Si - Një 18-vjeçar është arrestuar në Fier, pasi u kap në flagrancë i armatosur. Gjatë kontrollit fizik policia i gjeti dhe sekuestroi adoleshentit me inicile O.L., një pistoletë.

Po kështu iu sekuestrua municion luftarak dhe një sasi kanabisi e ndarë në disa doza gati për shitje. I riu akuzohet për armëmbajtje pa leje dhe prodhim e shitje e lëndëve narkotike.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë