Gazeta Si – Një 22-vjeçar është arrestuar në Shkodër gjatë një kontrollit të automjetit të një personi tjetër, i cili arriti t’i shpëtonte policisë duke përfituar nga kushtet e errësirës për t’u larguar nga vendi i ngjarjes.
Në makinë u gjetën sasi kanabisi, ndërsa në çantën e pasagjerit një armë zjarri pistoletë.
“Në lagjen ‘Liria’, shërbimet e Policisë kanë ndaluar për kontroll, automjetin që drejtohej nga shtetasi T. P. dhe ku ishte pasagjer shtetasi B. C. Shtetasi T. P. ka braktisur automjetin dhe duke përfituar nga kushtet e errësirës, ka mundur t’u shmanget shërbimeve të Policisë. Vijon puna intensive, me qëllim kapjen e tij”, – thuhet në njoftimin e policisë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.