Moti

Më pak shi, do rriten temperaturat

Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga periferia e presionit të ulët atmosferik e pozicionuar në Europën veriore e cilat do të kushtëzojë mot të paqëndrueshëm në vendin tonë .

Të shtunën, moti do të jetë me vranësira mesatare të pasuara nga reshje shiu dhe rrebeshe të përqëndruara në zonën perëndimore në orët e para të mëngjesit. Gjatë ditës do të kemi përmirësim të motit. Era do të jetë drejtim Veri-Perëndim me shpejtësi deri në 10-15 m/sek në bregdet Valëzimi do të jetë i forcës 5 me lartësi vale 1.5 deri në 2.0 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rritje.

Temperaturat:

Zona malore 4/10

Zona e ulët 6/15

Zona bregdetare 10/16 gradë Celcius.

Të dielën, moti do të jetë me vranësira mesatare të pasuara nga reshje shiu dhe rrebeshe të përqëndruara në zonën perëndimore me aktivitet kryesor në pjesën e dytë të ditës . Era do të jetë drejtim Jug-Lindje me shpejtësi deri në 10-15 m/sek në bregdet Valëzimi do të jetë i forcës 5 me lartësi vale 1.5 deri në 2.0 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rritje për shkak të masave ajrore të ngrohta nga mesdheu.

Temperaturat:

Zona malore 6/12

Zona e ulët 8/18

Zona bregdetare 10/18 gradë Celcius.

Meteorologe: Rezarta Xhakollari


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë