Shendet

Me ose pa Covid-19 maskat duhet t’i mbani

Ndërsa ekspertët kërkojnë nga njerëzit të vendosin maska për të ngadalësuar përhapjen e koronavirusit, ka akoma njerëz skeptik të cilët e argumentojnë mendimin e tyre me: Nëse maskat nuk mund të më mbrojnë plotësisht kundër covid-19, pse duhet ta vendos?
Nga ana tjetër janë shkencëtarët që thonë se maskat mund të ndihmojnë në zvogëlimin e ashpërsisë së sëmundjes edhe nëse infektoheni.
Tani ekzistojnë prova që asimptomatikët janë përgjegjës për pjesën më të madhe të transmetimit të koronavirusit, duke e bërë maskimin universal të domosdoshëm për të ngadalësuar përhapjen e virusit, thonë ekspertët.
Monica Gandhi, pedagoge e mjekësisë në Universitetin e Kalifornisë në San Francisko ka thënë se maskat ende janë të rëndësishme pasi ato filtrtojnë shumicën e grimcave virale çka çon në një infektim më të butë nëse ndodh të infektoheni më covid-19. Nëse nuk përdoret maska atëherë virusi do të jetë më i ashpër dhe fatal.
Këtë argument e ka mbështetur dhe drejtori i Spitalin të Përgjithshëm në San Francisko, i cili thotë se maska mund t'ju mbrojë nga një infektim i rëndë.
"Ekziston kjo teori që maska zvogëlon sasinë e virusit të cilit i ekspozoheni dhe ashpërsinë e sëmundjeve," tha Gandhi, e cila është gjithashtu drejtoreshë e "Qendra për hulumtime të SIDA-s" në San Francisco.
Por ku mbështeten ekspertët për të nxjerrë këtë teori?
 Ideja që një dozë më e ulët e virusit do të thotë sëmundje më pak e rëndë është një ide që ka zënë vend në mjekësi ka shumë kohë.
Duke u kthyer në vitin 1938, kishte një studim që tregonte se duke i dhënë minjve një dozë më të lartë të një virusi vdekjeprurës, minjtë kishin më shumë të ngjarë të merrnin sëmundje të rëndë dhe të vdisnin, tha Gandhi.
I njëjti parim vlen për njerëzit. Një studim i publikuar në vitin 2015 u dha vullnetarëve të shëndetshëm doza të ndryshme të një virusi gripi. Ata që morën doza më të larta u sëmurën me më shumë kollitje dhe bllokim, tha Gandhi.
Një studim tjetër tregoi që arsyeja pse vala e dytë e pandemisë së gripit të 1918-1919 ishte më vdekjeprurëse në Shtetet e Bashkuara ishte për shkak të mbipopullimit në kampe të ushtrisë për shkak të Luftës së Parë Botërore. "Në 1918, kampet e ushtrisë ishin plot çka bëri që të kishte një numër më të madh të kontakteve dhe solli 5 deri në 8 herë më shumë raste sesa në pjesën tjetër të popullsisë." tregon studimi.
 

Çfarë ndodh nëse një qytet ka pafund raste dhe mundësitë për tu infektuar janë të mëdha?

Nëse Gandhi ka të drejtë, maska bën që doza e virusit që njerëzit marrin të rezultojë në simptoma më pak të rënda edhe nëse ka një rritje të të infektuarve në qytet.


Gandhi tha se vendet që kanë pranuar me vite të përdorin maska të tilla si Tajvani, Tajlanda, Koreja e Jugut dhe Singapori, kanë raste të infektuarish por jo vdekje. Pra maska ndihmon në uljen e sasisë së çdo lloj virusi dhe sipas ekspertëve e mira është që të përdoret, me ose pa Covid-19.
Burimi:The washington post\Përktheu:Gazeta "Si"


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë