Ka ndodhur

Me mbi 2.400 fara kanabisi në banesë, arrestohen tre persona në Lezhë

Gazeta Si - Tre persona janë arrestuar nga policia e Lezhës në kuadër të operacionit “Tempulli 2” nën akuzën e shpërndarjes së lëndëve narkotike.

Në pranga kanë rënë F.Ç., 36 vjeç, Xh.I., 34 vjeç si dhe E.Gj., 39 vjeç. Sipas policisë, këta tre persona, në bashkëpunim me njëri-tjetrin janë përfshirë në veprimtari kriminale në fushë e narkotikëve.

Pas kontrolleve fizike në banesat e të arrestuarve, u gjetën 2450 fara kanabisi, një sasi lënde narkotike kanabis, një grirëse për lëndën narkotike dhe 3 celularë që u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë