Nga Gazeta ‘Si’-Një grabitje ka ndodhur mbrëmjen e sotme në zonën e Kombinatit në kryeqytet ku një person i paidentifikuar nën kërcënimin e një pistolete lodër ka grabitur një shumë parash nga një pikë këmbimi valutor.
Në pamje shihet autori, i cili i drejton armën lodër personit që ndodhet brenda pikës së këmbimit valutor. Ky i fundit tenton t’ia heqë.
Ndërkohë policia ka ofruar edhe 5 mijë euro shpërblim kush jep informacion të saktë për identifikimin me qëllim kapjen e tij.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.