Media Galeri

Me lule dhe dhuratë, Biden surprizon Kamala Harris për ditëlindje

Zëvendëspresidentja e Amerikës Kamala Harris festoi 57 vjetorin e lindjes dhe në këtë ditë të veçantë, Presidenti Joe Biden vendosi ta surprizonte me një buqetë me lule dhe një fotografi të tyren.

Në një video në Twitter, të postuar të mërkurën mbrëma, shihet Biden që futet në zyrën e Harris duke e uruar dhe më pas përqafuar.

Harris ka lindur në Oakland, Kaliforni nga biologia indiane Tamil Shyamala Gopalan dhe profesori i Stanford Donald J. Harris, i cili është nga Xhamajka.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë