Mode

Sandalet që duhet të keni patjetër këtë verë

Sandalet janë një nga aksesoret më të rëndësishëm për  femrat, sidomos kur bëhet fjalë në daljet për një darkë  me miqtë apo festa të ndryshme. Por ndonëse në verë jemi mësuar me pupa , sandale të lehta, ortopedike dhe me më pak takë, një trend i ri i sandaleve ka dalë në treg.

Sigurisht koha e vetme kur mund t'i veshim këto sandale është mbrëmja. Bukuria  kushton , në rastin e këtyre sandaleve mund të themi që bukuria do sakrificë,  pasi takat që ato kanë nuk e bëjnë qëndrimin tuaj shumë të rehatshëm, por një gjë është e sigurt, që një palë sandale  të tilla të mbuluara me gurë , do të tërhiqnin vëmendjen e të gjithëve, rreth e përqark jush.

Nëse jeni e fiksuar nga gjërat e mbuluara me gurë, atëherë këto sandale janë zgjedhje  e duhur. Sandalet saten , detajet e gurëve , ngjyrat dhe shkëlqimet metalike, materialet lëkurë dhe prerjet elegante , ja disa nga modelet më të bukura të tyre.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë