GazetaSi – Prokuroria ka zbardhur komunikimet mes “bandës” së policëve të Rinasit dhe mënyrën se si koordinohej lejimi i kalimit të qytetarëve nga aeroporti i Rinasit drejt vendeve të BE-së në shkelje të rregullave të Shengenit.
Në përgjime, del se gjithçka bëhej kundrejt pagesës që qytetarët i jepnin organizatorit Enea Sulejmanaj, e ky i fundit më pas ua shpërndante punonjësve të policisë.
Punonjësi më aktiv i policisë në këtë aktivitet ilegal që merrte ryshfet, është Briken Tereziu, i cili ende nuk është arrestuar.
Sipas skemës, Sulejmanaj i gjente personat me probleme dhe më pas i dërgonte tek punonjësi i policisë, ky i fundit gjende mënyrën për t’i lejuar ata që të kalonin për në BE edhe pse kishin probleme.
“Do të dërgoj nipçen të vij të takoj. Tani keni një familje në aeroport për në Katania, Malta. Burri është me dokumente, nusja ka kaluar ditët dhe ka 2 femijë të vegjël. Më ka 280 euro për të më dhënë, po i them ti lej lart të gjitha”, thuhet në një pjesë të bisedës.
Në një rast të përmendur në dosje, Eneo Sulejmanaj dhe Briken Terziu flasin në aplikacionin Signal për kalimin e një nëne me tre fëmijë të mitur, të cilët nuk kanë prokurë nga i ati.
Siç thuhet edhe në dosje, ditën që kanë dalë jashtë vendit nëna me fëmijët, babai ndodhej jashtë territorit të Shqipërisë.
Eneo: Mgjes vlla. Si je
Briken: Mirë vlla, si je ti
Eneo: A je lodh je mërzit. Je në punë sot?
Briken: Shtymë. Ça ke bo ti. Në punë jam
Eneo: Po mir, ja po levizim kto ditë shyqyr
Briken: Po shyqyr
Eneo: Do të sjell një zonjë lart, t’i lej aty…
Briken: Ok
Eneo: Është dhe i gru me gocën 15 vjeçe pastaj
Briken: Ma nis emrin
Eneo: Ti lej dhe ajo aty. I dërgon pasaportën e shtetases L.L. Zonja është për Piza në 12:25
Briken: Ok
Eneo: I dërgon pasaportën e shtetases M.S. Kurse kjo është me gocën për Budapest 15 e 30
Briken: Ça ka kjo. S’ka prokur apo ça
Eneo: S’e ka prok, se ka ik me burrin nga Bari. Burrin e kthyn për ditët bashkë me gocën. I dërgon pasaportën e shtetases A.S
Briken: E ke dhe pasaportën e burrit
Eneo: Po. Dhe sa t’i them?
Briken: 2
Eneo: I dërgon pasaportën e shtetasit L.S
Briken: Të nr 8 thuaj
Eneo: Jan bo 8?
Briken: Aq sa kan qen. Po kanë ndryshu nr
Eneo: E funit i bie
Briken: Në mes i bie. E teta
Eneo: E kanë bo me nr dmth
Briken: Nr 8 dmth. Po
Eneo: Ok vlla, se u bo kohë
Briken: I kanë nr poshtë thuaj te xhami
Eneo: Po ngjitet
Briken: Ok
Eneo: Veç m’thuj kur të mbaroj vëlla
Briken: Ok
Eneo: I ka brenda në pasaportë
Briken: Ok iku
Eneo: Ok vlla. Po futet dhe M. me gocën. Se ua bona check in para
Briken: Ok
Eneo: Po i le dhe kjo në pasaporta 2
Briken: Ok
Nga kqyrja e komunikimit telefonik në aplikacionin signal, rezulton se më datë 16.10.2023, nga ora 10:18 AM – 06:18PM, shtetasi Eneo Sulejmanaj komunikon me punonjësin e policisë Briken Tereziu e konkretisht
Eneo: Mgjes vlla si je. A u lodhe. Je në punë sot
Briken: Mirë vlla. Si je ti.
Eneo: Mirë vlla ja sa dolëm nga shpia
Briken: Te puna jam
Eneo: (I dërgon pasasportën e shtetasit Arbri A.). Tiranë Bari Barcelonë. Po 2 vula ka me i faqe. Po munde veja 1 tjetër super. Shife vet
Briken: Ok. Të katra thuaj
Eneo: Rrofsh vlla. Po ngjiten vlla. Eshtë dhe një tjeter, ai s’mka dhën gjë
Briken: Ma jep emrin
Eneo: (I dërgon pasaportën e shtetasit Qato K.). O vlla, ma shef dot një rob a ka ardh në Shqipëri
Briken: Ok ma nis
Eneo: I dërgon pasasportën e shtetasit Aurel K.
Nga kqyrja në sistemin TIMS, rezulton se shtetasi Arbri A. është përpunuar në dalje të territorit të RSH më datë 30.05.2023 ora 10:32 nga punonjësi i policisë me username në TIMS Tereziu B.
Ky shtetas ka konsumuar ditët e qëndrimit në vendet Shengen si dhe dyshohet që për shmangien e problematikave në shtetin destinacion udhëtimi, i janë vendosur vula fiktive në pasaportë.
Nga kqyrja në sistemin TIMS, rezulton se shtetasi Qato K.është përpunuar në dalje të territorit të Shqipërisë më datë 30.05.2023 ora 10:33 nga punonjësi i policisë me username në TIMS TereziuB. Ky shtetas ka konsumuar ditët e qëndrimit në vendet shengen.
Nga kqyrja në sistemin TIMS rezulton se shtetasi Aurel K. (për të cilin shtetasi Eneo Sulejmanaj interesohej nëse ishte kthyer në Shqipëri), rezulton i përpunuar në dalje të territorit të RSH më datë 13.05.2023 ora 14:09 nga punonjësi i policisë me username në TIMS mesitim, në tejkalim të ditëve të qëndrimit dhe nuk ishte kthyer në Shqipëri.
Eneo: O vlla ça bën si je. A mu lodhe?
Briken: Si je mirë
Eneo: Mirë vlla. Kemi i çunin e shokut ton. E kemi nis dhe her tjetër
Briken: Ça ka
Eneo: (I dërgon pasaportën e shtetasit Klensid D.). Si ka mush 18 akoma
Briken: Të them për pak
Eneo: Ok vlla. Më thuj vlla
Nga kqyrja në sistemin TIMS rezulton se shtetasi Klensid D. është përpunuar në dalje të territorit të Shqipërisë më datë 05.06.2023 ora 15:44 nga punonjësi i policisë me username në TIMS TereziuB.
Më datë 21.12.2023, ora 09:18 është përpunuar përsëri nga punonjësi i policisë me username në TIMS TereziuB. Shtetasi Klensid D.dtl. 27.05.2006, nuk ka mbushur moshën 18 vjeç dhe është lejuar të udhëtojë pa prokurën e prindërve.
Briken: Ça thon punët. Mirë po lodh shumë
Eneo: Mërzit më shumë se pun ka pas
Briken: S’po na lejnë me mar frymë, shumë rob
Eneo: Me 12 orarsh besoj
Briken: Po po deri nga mesi shtatorit kshu do vazhdojë
Eneo: Po fillojn po ka kërkesë për kta që kan ardh. Se s’po ikin dot
Briken: Pse s’po ikin
Eneo: Po si lejn anej nga Vlora nga Durrsi
Briken: Vlora është problem
Eneo: Po vlla e di po do vijn ti nisim ktej. E di që ti kam vonu ato. Ma bëj hallall
Briken: Shikoje vetë vlla s’kam ça të them. Thjesht me të kujtu
Eneo: Po s’harroj unë vlla, vetëm jam qenë çik ngushtë
Briken: Shife vetë, mos e vrit menjen edhe kshu copa-copa se bashkë nuk bohen kollaj
Eneo: Ok vlla se do t’i myllim kto ditë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.