Shendet

Më i rëndë se britaniku, varianti brazilian thyen edhe sistemin imunitar të njeriut

Një studim i fundit ka zbuluar së fundmi se varianti  brazilian i koronavirusit është dy herë më ngjitës se sesa mutacionet e reja të zbuluara së fundmi dhe arrin të thyejë imunitetin natyror të fituar zakonisht nga një infeksionet e mëparshme.

Hulumtimi, i kryer nga dy ekip kërkuese britanike dhe braziliane dhe nga disa institucione, përfshirë universitetin e Oksfordit, Imperial College of London dhe Universitetin e San Paulos, zbuloi se varianti P.1 ishte 2.2 herë më i transmetueshëm sesa variantet e tjera që qarkullojnë në Brazil, SHBA dhe Europë.

Ky mutacion ishte gjithashtu "në gjendje të thyente 61 përqind të imunitetit mbrojtës të fituar nga infeksionet e mëparshme" me një variant tjetër, zbuluan studiuesit, duke sinjalizuar kështu se vaksinat aktuale mund të jenë gjithashtu më pak efektive kundër tij.

Shqetësimi ndërkombëtar për variantin P.1 është përshkallëzuar pasi më shumë se 25 vende e kanë zbuluar variantin, duke përfshirë Belgjikën, Suedinë dhe Britaninë, e cila ka identifikuar gjashtë raste.

Nuno Faria, profesor i asociuar në Oksford dhe autor kryesor i studimit tha për “Financial Times” se nuk ka  asnjë provë deri më tani që P.1 nuk do t'i përgjigjet vaksinave, por se studime të mëtejshme janë të nevojshme. “Nëse P.1 ose varianti i cili u identifikua për herë të parë në Mbretërinë e Bashkuar, është më i transmetueshëm është një pyetje me të vërtetë e rëndësishme që duhet të adresohet", tha Faria.

Studiuesit thonë se varianti brazilian u shfaq për herë të parë në 6 nëntor 2020, rreth një muaj para se rastet të fillonin të rriteshin për herë të dytë në qytetin brazilian të Manaus. Ata zbuluan se përqindja e rasteve të klasifikuara si P.1 në Manaus u rrit nga zero në 87 për qind në harkun e shtatë javëve.

"Studimet për të vlerësuar efikasitetin e vaksinës në botën reale në përgjigje të P.1 janë urgjentisht të nevojshme", thotë Faria.

Studiuesit gjithashtu zbuluan se ky variant kishte rritur vdekshmërinë në Manaus me 10%. Sidoqoftë, autorët paralajmëruan se nuk ishte e mundur të përcaktohej nëse kjo do të thoshte se varianti ishte më vdekjeprurës ose nëse ishte rezultat i tendosjes së sistemit të kujdesit shëndetësor të qytetit, ose të dyja.

Varianti brazilian ka mbi 17 mutacione, të cilat ndryshojnë sekuencën e tij gjenetike nga virusi i identifikuar fillimisht në Wuhan, duke përfshirë edhe 3 ndryshime në proteinë që virusi përdor për të hyrë në qelizat njerëzore. /Financial Times/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë