Ka ndodhur

Me armë dhe drogë në makinë, arrestohen në flagrancë dy të rinj në Shkodër

Gazeta Si - Dy të rinj janë arrestuar në Shkodër, pasi u kapën më armë zjarri dhe lëndë narkotike në automjetin e tyre tip “Audi” në rrugën “Ethem Osmani”.

Sipas asaj që njofton policia në pranga ka rënë 23-vjeçari N. K i cili u kap me një sasi lënde narkotike si dhe 18-vjeçari R. V.të cilit iu gjet një armë zjarri pistoletë.

Arma e zjarrit pistoletë dhe lënda narkotike u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me automjetin në pronësi të shtetasit N. K. dhe 2 celularë.

“Gjatë kontrollit në këtë automjet dhe kontrollit fizik ndaj këtyre shtetasve, shërbimet e Policisë kanë gjetur 1 armë zjarri pistoletë që dyshohet se e posedonte shtetasi R. V. dhe një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis që dyshohet se e posedonte shtetasi N. K.

Arma e zjarrit pistoletë dhe lënda narkotike u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me automjetin në pronësi të shtetasit N. K. dhe 2 celularë.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore dhe procedurale, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër arrestuan në flagrancë shtetasit R. V., 18 vjeç, banues në Vaun e Dejës dhe N. K., 23 vjeç, banues në Shkodër”, thuhet në njotimin e policisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë