Ka ndodhur

Me 8 emigrantë të paligjshëm në makinë, 33-vjeçari i mori 250 euro për ‘kokë’

Gazeta Si - Një 33-vjeçar nga Vlora, B.Rr., u arrestua në Tepelenë ku kishte marrë si pasagjerë tetë klandestinë për t’i dërguar në Tiranë. Secili prej tyre i kishte paguar të riut nga 250 euro për këtë transport.

Policia e Tepelenës dhe Forca e Posaçme "Shqiponja", pasi ishin vënë në dijeni për këtë trafik emigrantësh dhe kalimet e paligjshme të kufirit, mbështetur në inteligjencën informative, i kanë zënë rrugën shoferit nga Vlora  në hyrje të qytetit të Tepelenës, në vendin e quajtur “Agjencia".

Policia konstatoi se ai po transportonte me automjetin e tij "Seat" në drejtim të Tiranës, 8 emigrantë nga vendet MENA, kundrejt shumës 250 euro për person. Policia i sekuestroi automjetin dhe një aparat celular.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë