Ka ndodhur

Me 7 emigrantë të paligjshëm në makinë, në pranga 29-vjeçari

Gazeta Si - Policia e Gjirokastrës ka arrestuar një 29-vjeçar i cili u kap duke transportuar emigrantë të paligjshëm kundrejt fitimit.

Në kuadër të operacionit "Road Guard 15", u arrestua N. Zh., 29 vjeç, banues në Fushë Krujë.

Kundrejt pagesës, i riu ka transportuar me automjetin e tij 7 emigrantë të paligjshëm.

Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë Kufitare Kakavijë kapën në flagrancë, në aksin rrugor Libohovë-Nepravishtë 29-vjeçarin banues në Fushë-Krujë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti dhe dy aparate celulare.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë