Ka ndodhur

Me 30 kg kanabis në makinë gati për shitje, 3 të arrestuar në Vlorë (Video)

Policia e Vlorës ka arrestuar tre persona që po transportonin me makinë 30 kg kanabis. Në kuadër të operacionit të koduar “Bishani”, janë vënë në pranga: A.T., 34 vjeç., S.B.,29 vjeç., banues në Vlorë dhe shtetasit A.V., 34 vjeç., banues në Bishan, Vlorë.

Nga kontrolli fizik i personave të arrestuar dhe i mjetit tip ”Ford”, në të cilin ata udhëtonin, u gjet lëndë narkotike e dyshuar kanabis, me peshë 30 kilogramë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua lënda narkotike. Ndërkohë në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë