Ka ndodhur

Me 2 kg e 400 gram eksploziv në makinë, braktis mjetin sapo sheh policinë

Një 30-vjeçar është shpallur në kërkim në Kukës, pasi në makinën me të cilën udhëtonte i është gjetur një sasi lënde plasëse.

Policia ka lokalizuar në afërsi të fshatit Myç-Mamëz, mjetin tip “Benz” me të cilin udhëtonin shtetasit K.N., dhe Sh.R. Drejtuesi i mjetit shtetasi, Sh.R., sapo ka parë policinë, ka braktisur automjetin dhe ka mundur të largohet.

Gjatë kontrollit në automjet, u gjetën dhe u sekuestruan 2 kg e 400 gramë lëndë plasëse e dyshuar eksploziv.

Ndërkohë, në pranga është vënë K.N., 31 vjeç, banues në fshatin Qinamak, i cili ishte pasagjer në automjetin ku u gjet lënda eksplozive.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë