Ka ndodhur

Me 10 kg drogë nga Korça në Elbasan, mes 3 të arrestuarve edhe një vajzë

Gazeta Si - Tre persona, mes tyre edhe një vajzë janë arrestuar, pasi u kapën duke transportuar lëndë narkotike nga Korça në Elbasan. Të arrestuarit janë L.Gj., 23 vjeç, 28-vjeçarja B.F., dhe G.P., 33 vjeç.

Policia kishte marrë informacion në rrugë operative për këtë transport të lëndëve narkotike dhe ndaloi për kontroll fuoristradën Audi Q7 që drejtohej nga 23-vjeçari L.Gj., dhe pasagjere 28-vjeçaren.

Në bagazhin e Audit u gjetën 10 kg kanabis.

Në afërsi të këtij automjeti u kap dhe u ndalua edhe 33-vjeçari G. P., i cili nga veprimet hetimore ka rezultuar bashkëpunëtor me dy personat lartpërmendur.

Gjatë kontrollit në banesën e G.P., shërbimet e policisë kanë gjetur një armë zjarri pistoletë dhe një sasi të vogël lënde të dyshuar kanabis në formë çokollate.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan arma e zjarrit pistoletë, 10 kg kanabis dhe automjeti tip “Audi”. 


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë