Ngjarje

Mbytet anija italiane me destinacion Shqipërinë, 5 të vdekur. Shpëton komandanti

Gazeta Si - Një rimorkiator i nisur nga Ankona drejt Shqipërisë u mbyt të enjten në mbrëmje në ujërat e Adriatikut 50 milje larg brigjeve të Barit.

Shkak dyshohet të jetë bërë moti i keq, i cili ka shkaktuar dhe fundosjen e mjetit lundrues.

Mediat italiane raportojnë për 5 persona, ndërsa komandanti konfirmohet se ka shpëtuar.

Bëhet fjalë për rimorkiatorin “Franco P” i kompanisë “Ilma”, i cili u nis mbrëmë për të mbërritur në Shqipëri, ku duhej të shkarkonte në Portin e Durrësit një vinç.

Por diçka shkoi keq ndoshta edhe për shkak të erës së fortë dhe motit të keq, vinçi u rrëzua, ndërsa anija u mbyt.

Komandanti i rimorkiatorit, një 63-vjeçar është arritur të gjendet dhe ka shpëtuar falës ndihmës nga grupet e emergjencës, edhe pse se ai është në gjendje shoku.

Komandanti u gjet në një gomone, ndërsa nga Autoriteti Portual i Barit po vijojnë kërkimet për 7 personat e zhdukur.

Po ashtu u bë e mundur edhe shpëtimi i 11 personave të tjerë që ishin në anije dhe që janë në gjendje të mirë shëndetësore. Mediat italiane thonë se ekuipazhi përbëhej nga katër italianë dhe një tunizian.

Për operacionin e kërkim shpëtimit në vendin e ngjarjes u nisën pesë anije dhe një helikopter.

Nga sa mësohet, skafet patrulluese të Rojës Bregdetare të Barit po hasin me vështirësi në vendin e fundosjes për shkak të erës shumë të fortë.

Autoriteti Portual i Barit po verifikon edhe ndotjen e mundshme të detit, ku është mbytur rimorkiatori: “Rimorkiatori ka plot depozita karburanti në bord, – shtoi admirali Vincenzo Leone, – dhe shpresojmë që tragjedia e njerëzve të mos shtohet edhe me një emergjencë të ndotjes së mjedisit”.

Shtrirja e detit ku u mbyt rimorkiatori ka një thellësi prej rreth njëmijë metrash, ndaj rikuperimi i rrënojave do të jetë shumë i vështirë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë