Ka ndodhur

Mbyten dy persona brenda pak minutash në plazhin e Borshit dhe Kavajës

Gazeta Si - Dy persona janë mbytur pasditen e të shtunës në plazhet e vendit.

Një 66-vjeçar u mbyt në plazhin e Himarës, pasi dyshohet se i ra infarkt në ujë. Policia tha se ngjarja ndodhi rreth orës 17:33, ku shtetasi S.M., ka humbur jetën në plazhin e Borshit.

Ndërsa pak minuta më vonë, rreth orës 17:40, po një 66-vjeçar me iniciale V.N, është mbytur në ujë teksa dyshohet se ka qenë duke notuar në plazhin e Kavajës.

Për të dyja ngjarjet policia po punon për zbardhjen e rrethanave.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë