Bota

Mbyllet ura në Krime pas raportimeve për sulme nga dronët ukrainas

Ura e Krimesë është mbyllur pas raporteve për aktivitet të dronë ukrainas në zonë. Disa shpërthime u dëgjuan në Kërç pranë kantierit të anijeve “Zaliv” dhe sistemet e mbrojtjes ajrore thuhet se u aktivizuan.

Ndërtimi i urës 19 kilometra të gjatë që lidh Krimenë e pushtuar me territorin rus, filloi pas pushtimit të paligjshëm të gadishullit në vitin 2014 dhe përfundoi në vitin 2018.

Pasi u bë një rrugë kritike furnizimi për forcat ruse, ajo është sulmuar nga forcat e Kievit në disa raste dhe është dëmtuar rëndë nga sulmet e Ukrainës në tetor 2022 dhe korrik 2023.

Ura e Krimesë është objekt i një mosmarrëveshjeje midis Ukrainës dhe Rusisë në Gjykatën e Përhershme të Arbitrazhit.

Rajoni i Kërçit është cak i sulmeve ajrore. Sulmet në Krime ndodhin vazhdimisht, veçanërisht pranë urës.

Një shpërthim i fuqishëm në tetor të vitit 2022 shkaktoi rënien e një segmenti të rrugës dhe shkaktoi zjarr. /Telegraf


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë