Ka ndodhur

Mbyllet “Shefqet Ndroqi”, pacientët transferohen në Covid 1

Spitali “Shefqet Ndroqi” që prej të enjtes do t’i kthehet normalitetit dhe nuk do të jetë më në funksion të të infektuarve me Covid-19.
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu deklaroi se 17 pacientët me Covid-19 do të dërgohen tashmë tek Spitali Infektiv, i vetmi spital i posaçëm momentalisht për pandeminë.
Pavijonet e spitalit do të dezinfektohen dhe rreth 30 të shtruar me sëmundje të mushkërive do të transferohen aty.
Transferimi i pacientëve do të bëhet brenda tre ditëve gjatë javës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë