Media Galeri

Mbretëria e Bashkuar prodhon monedhën 10.000 pound me peshë 10 kg

Banka britanike e krijimit të monedhave në Mbretërinë e Bashkuar “The Royal Mint” ka prodhuar monedhën më të madhe ndonjëherë me vlerë 10.000 pound. Monedha prej floriri me peshë 10 kilogramë dhe gjerësi 20 centimetra u punua për 400 orë. 4 ditë u shpenzuar vetëm për të shkëlqyer monedhën nga jashtë.

Monedha mbyll koleksionin dhjetëra vjeçar të mbretëreshës së Anglisë. Në qendër të monedhës është gdhendur portreti i Elizabeth e rrethuar nga 10 kafshë simbolike për mbretërinë angleze. Luan, shqiponjë, fajkua, dem, cjap, zagar, dragua, njëbrirësh dhe një kalë.

Punimi i kësaj monedhe ndërlidhi teknikat moderne me ato të lashta.

Monedha u pre fillimisht në makineri dhe m ëpas u punua e gjitha me dorë nga një mjeshtër i vetëm.

Burimi: BBC


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë