Mode

Mbretëresha që la traditën e fustanit të bardhë të dasmës

Fustani i bardhë i nuses është traditë mijëvjeçare për shumë vajza të reja në ditën më të rëndësishme të jetës së tyre.

Në vitin 2016 , 93 përqind e nuseve kanë zgjedhur të vishen me fustan të bardhë në ditën e celebrimit të dashurisë s ë tyre, shkruan revistës Brides.

Mbretëresha e skocezëve Mary Stuart zgjodhi të vishej me fustan të bardhë, kur ajo u martua në vitin 1559. Në atë kohë, veshja e dasmës (për familjet mbretërore dhe familjet e pasura ) ishte e kuqe apo edhe të zeza. E bardha ishte ngjyra e zisë për zonjat franceze. Por trendi i fustanit të bardhë në ditën e dasmës, nisi nga Mbretëresha Victoria, kur ajo u martua me kushëririn e saj Albert më 10 shkurt të vitin 1840.

Mbretëresha Victoria me Princin Albert

Zgjedhja e ngjyrës së bardhë ishte e pazakontë, pasi veshjet me ngjyrë ishin më të njohura në atë kohë.
Fustani u zbukurua me dantella të punuar me dorë. Veshja gjithashtu përcaktoi standardin për magjepsjen publike me veshjen e dasmës mbretërore.

Fotografia ishte në hapat e saj të parë në vitin 1840, por reportazhet dhe ilustrimet e dasmës mbretërore e përhapën fjalën mbi veshjen e mbretëreshës dhe e bardha shumë shpejt u bë e njohur për klasat e tjera. Që nga ajo kohë ngjyra e bardhë u interpretua si simbol i virtytit. Redaktorët e një reviste amerikane ‘Godey’s Lady’s Book, këshilluan: "Zakoni është vendosur, që nga epoka e hershme, se e bardha është ngjyra më e përshtatshme, çfarëdo materiali qoftë. Është një emblemë e pastërtisë dhe pafajësisë së vajzërisë.”

Në dasmën e Mbretëreshës

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë