Kur bëhet fjalë për shfaqjen e çmimeve, nuk është e pazakontë të shohësh artistët duke ndërruar veshjet gjatë natës. Për shumë persona, është gjithashtu një mundësi për t’u argëtuar me modën, si kur Doja Cat veshi kostumin e saj të paharrueshëm “krimb” në MTV Video Music Awards 2020, ose kur Ellen DeGeneres doli me fustanin ikonik të Björk-ut me mjellmë gjatë pritjes së çmimeve Emmy 2001.
Në American Music Awards, ishte radha e Cardi B që të bëhej simboli i modës.
Reperja mori vëmendjen në tapetin e kuq e veshur me një fustan të zi nga Schiaparelli, një shtëpi e modës e njohur për qasjen e saj surrealiste ndaj modës, një vello të zezë rrjetë. Nuk munguan as aksesorët që siç i ka hije Cardi B, ishin të shumtë. Ajo kishte vendosur një maskë të artë, një palë vathë, doreza dhe thonj të gjatë.

Kishte akoma. Fustani tjetër i saj, po i zi përfshinte një pjesë me pendë që shkonte nga dyshemeja deri sipër kokës.
Ndërsa bënte prezantuesen, Cardi B ishte gjithashtu e nominuar në kategori të shumta, duke marrë përfundimisht një fitore për këngën e preferuar Hip-Hop me këngën “Up”. Ajo veshi një fustan mustard që “zotëronte” të gjithë skenën, për të pranuar çmimin.

Për të përfunduar mbrëmjen, ajo ka pozuar me çmimin e saj në fund të natës e veshur me një krijim krejt të bardhë. Ajo buzëqeshi para kamerave nën një shall statujë, të zbukuruar me kristale.
Poshtë saj, ajo kishte veshur një fustan me një të çarë deri në kofshë dhe një palë taka me platformë saten.
Ndërkohë këngëtarja e “Deja Vu”, Olivia Rodrigo, e cila ishte artistja më e nominuar gjatë natës, fitoi çmimin e Artistja e re e vitit e veshur me një fustan të David Koma, ndërsa ylli i “Pose” Billy Porter kishte veshur një fustan blu nga Botter.

Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)





