Media Galeri

Mbi dhe përtej: imazhe mahnitëse nga konkursi ndërkombëtar i fotografisë me dron 2021

Fotografitë me dron kanë zënë vend tashmë në punën e cdo fotografi. Konkursi ndërkombëtar i fotografisë kurorëzoi fituesit në tetë kategori nga dhjetra imazhe të paraqitura nga 102 vende të botës.

Së bashku me imazhet ajrore të jetës së egër, në konkurs u vlerësuan edhe fotot e bëra duke përdorur teknologjinë e dronit në kategori të tilla si dasma, natyra, urbane, sporte dhe abstrakte.

Imazhet fituese do të shfaqen në një ekspozitë të mbajtur gjatë festivalit të arteve pamore të Siena Aëards, në Siena, Itali nga fundi i muajit tjetër.

Fotografia nga Terje Kolaas e titulluar “Patat me këmbë rozë që takojnë dimrin”, e shkrepur në Levanger, Norvegji, fitoi cmimin e përgjithshëm si fotoja e vitit me dron.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë