Media Galeri

Mbi 660 mijë refugjatë lufte nga Ukraina drejt vendeve fqinje

Gazeta Si – Zëvendësministri i Brendshëm polak, raportoi se rreth 350,000 njerëz kanë hyrë në vend nga Ukraina që nga fillimi i pushtimit rus javën e kaluar.

“Në 24 orët e fundit, 100,000 njerëz kanë kaluar kufirin polako-ukrainas”, i tha Maciej Wasik transmetuesit publik “Polskie Radio 1”. “Në total, që nga e enjtja e shkuar, ka pasur 350,000 refugjatë”.

“Aktualisht kemi mbi 660,000 refugjatë që janë larguar nga Ukraina në vendet fqinje vetëm gjatë gjashtë ditëve të fundit”, tha një zëdhënëse e Agjencisë së OKB-së për Refugjatët, Shabia Mantoo, duke folur para gazetarëve në Gjenevë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë