Shendet

Mbi 5 milionë të infektuar nga koronavirusi në mbarë botën

Në rang global numrohen afro 5 milionë të infektuar, pas rritjes më të madhe një-ditore të rasteve në të gjithë botën deri më tani. Sipas të dhënave të renditura janë 5,090,977 të infektuar. Por numri i vërtetë ka të ngjarë të jetë më i lartë, për shkak të niveleve të ndryshme të testimit, vonesave dhe raportimit të ulët. Kjo është e vërtetë edhe për numrin e viktimave.

Të paktën 329,761 njerëz kanë humbur jetën nga koronavirusi deri më tani. Në betejën me Covid-19  e kanë fituar mbi 1.9 milionë të tjerë.

Në Itali deri më tani kanë humbur jetën  32.330  qytetarë dhe në Spanjë janë shënuar 27.888 viktima. Në Francë numri i viktimave ka shkuar mbi 28 mijë.

Vendi i parë në botë për numrin më të lartë të viktimave është SHBA-ja. Në Amerikë  janë shënuar në total  93.941 viktima dhe janë infektuar mbi 1.5 mijë qytetarë. Virusi po bën “kërdinë” edhe në Meksikë. Edhe Pakistani është në luftë me virusin. Ndërsa, Rusia është një tjetër vend ku janë shënuar 308.705 infektuar dhe kanë vdekur 2.972 njerëz.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë