Gazeta Si – Holandezët e Fejnordit janë të parët që kanë mbërritur në Shqipëri. Klubi nga Roterdami ka postuar në profilet e veta të rrjeteve sociale foto nga aeroporti i Rinasit.
‘Mbërritëm në Shqipërinë e bukur” – shkruhet në postimin e klubit holandez. Në foto shfaqen lojtarët e Fejnordit, duke zbritur nga avioni.
🇦🇱 We’ve arrived in the beautiful Albania! #UECLfinal pic.twitter.com/A6Z5t1RX26
— Feyenoord Rotterdam (@Feyenoord) May 24, 2022
Ekipi i është drejtuar më pas Tiranës, ku lojtarët dhe stafi do të çlodhen për pak orë. Më pas ata kanë parashikuar një seancë stërvitore në “Air Albania”, ku nesër do të ndeshen me Romën në finalen e Ligës së Konferencës.
Holandezët kanë takuar në Shqipëri edhe një mik të vjetër. Kështu e konsiderojnë ata Artur Lekbellon, ish-futbollistin e njohur shqiptar. Lekbello ka qenë pjesë e Partizanit që është ndeshur shumë vite më parë me Fejnordin në kupat e Europës.

Drejtuesit e klubit të Fejnordit janë kujdesur për këtë detaj. Ata i kanë dhuruar Lekbellos një fanellë të skuadrës së tyre me firmat e lojtarëve. Një gjest i bukur vlerësimi.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




