Ngjarje

Mbërrin edhe “Naimi”, bëhen tre avionët e flotës ajrore shqiptare

Flota jonë ajrore është bërë tashmë me tre avionë, pasi ka mbërritur edhe “Naimi”, që i bashkohet “Lasgushit” dhe Migjenit”, dy avionëve të mëparshëm.

Lajmin e ka dhënë vetë kryeministri Edi Rama me një postim në faqen e tij zyrtare në Facebook.

“Pas Lasgushit e Migjenit dhe frenimit nga pandemia, mbërriti edhe Naimi, i cili e çon në 3 numrin e avionëve të flotës së kompanisë sonë të flamurit”, - shkruan numri 1 i qeverisë shqiptare.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë