Ka ndodhur

Mbërrijnë edhe 37 shtetas afganë në Shqipëri, shkon në 644 numri total i tyre

Në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje, 2 shtator, kanë mbërritur në Aeroportin e Rinasit 37 qytetarë afganë.

Në total numri i afganëve të mbërritur në vendin tonë ka shkuar në 644.

Mësohet se ata janë akomoduar në Qytetin Studenti për t'u transferuar në vijim në vijim në struktura hoteliere në bregdet.

Disa ditë më parë kanë mbërritur disa avionë të tjerë me shtetas afganë në vendin tonë. Qëndrimi i tyre në Shqipëri është i përkohshëm, deri sa të zhvendosen përfundimisht në Amerikë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë