Irena Beqiraj

Mbase duhet ta falënderojmë Macronin!


Ka kohë që ka pasur një kontraditë të hapur dhe të qartë, midis qëndrimit politik të disa vendeve të BE-së dhe qëndrimit teknik të KE -së mbi hapjen e negociatave me Shqipërinë. 

Politikanët europianë nuk bëjnë përjashtim nga rregulli. Janë të detyruar të  mbajnë ato qëndrime të cilat perceptohen  si të drejta nga elektorati i tyre pavarësisht nëse janë këto qëndrime të duhura apo të drejta. Sikurse nuk duhet të harrojmë që edhe në gjuhen e rrumbullakosur dhe pozitive të teknicienevë të BE  (Mogerini e Han ka një dozë optimizmi që duhet marrë me rezervë, pasi nga përparimi dhe rezultatet e vendeve kandidate vlerësohej edhe performanca e tyre).

Nuk fitojmë gjë, sikur nuk kemi fituar deri tani, të gërmojmë për të vërtetat tona në raportet edhe qëndrimet e BE-së, të debatojmë nëse ne i kemi përbushur detyrat apo jo, të akuzojmë Francën si jodashamirëse apo ta konsiderojmë jo-në një thikë pas shpine. Cilido të jetë qëndrimi ynë në këtë debat nuk na çon asgjëkundi.

Disavantazhin e një JO -je, përtej propagandës ,duhet ta kthejmë në avantazh duke ndryshuar qasjen tonë  karshi  procesit të integrimit .

Nëse fjalën integrim do ta zëvendësonim me fjalën kontribut , nuk do të kishte nevojë të na i përcaktonte BE detyrat e shtëpisë  e as të na vendoste kushte, por do të ishim vet në gjendje  të përcaktonin  nëse jemi gati të ulemi në tavolinë me BE për të negociuar ? Negociatë do të thotë të japësh dhe të marrësh. Çfarë jemi ne në gjendje të japim?

Çfarë jemi sot në gjendje ekonomikisht të kontribuojmë në BE? Të ardhurat tona për frymë janë sa 35% të të ardhurave  për frymë në Europë. Jemi Ekonomia me pak produktive, me konkurueshërinë më të ulët, me stabilitet makrofiskal të luhatshëm , me koeficentin  të ulët të hapjes tregtare si dhe larg akoma të qenit një ekonomi tregu funksionale.

Çfarë jemi sot në gjendje politikisht të kontribuojmë në Europë? Jemi një demokraci e dobët, me Lidership politik autoritar, gjithmonë në kriza politike të njëpasnjëshme, me një kulturë dialogu mjerane , e cila  le shumë për të dëshiruar.

Sa jemi sot në gjendje të themi , nëse ndajmë apo jo të njëjtat vlerat fondamentale me të mbi të  drejtat e njeriut dhe të drejtat e pronës? Pak, shumë pak !

Negociatat janë përdorur gabimisht, por jo naivisht  nga qeveritë si matësi i performancës. Negociatat janë pritur nga populli si i vetmi shpëtim për të dalë nga vështirësitë, dhe konfuzioni që kemi 25 vjet që jetojmë si  shoqëri qoftë ekonomikisht qoftë politikisht.

Macroni do të ishte bërë një “Akt Nobel “po ti kishte shtrirë dorën këtij populli që nga mungesa e busullës politike endet në kërkim të ndihmës . Por bësoj që “Jo”-ja e tij është po aq për vlerësuar dhe falënderuar , pasi pazgjithshmërisht na detyron që zgjidhjet ti gjejmë ndërnesh, dhe rrugën drejt suksesit ta përcaktojmë vet. Dhe rruga drejt suksesit u përket të gjithë atyre që disavantazhin dinë ta kthejnë në avantazh.


Copyright © Gazeta “Si”