Nga Erion Dasho* – Me ardhjen e stinës së vjeshtës, shumë vende europiane po përballohen me një rritje të re të numrit të rasteve me COVID. Por ç’po ndodh me vdekshmërinë?
Nga periudha 1 shtator dhe deri tani, Gjermania ka pasur një vdekshmëri 0.46% me gjithë se ka numëruar mbi 60,000 raste COVID. Për të njëjtën periudhë, Italia e ka pasur një vdekshmëri prej 0.81%.
Për paralelizëm, vdekshmëria në Shqipëri ka qenë 2.25%, ose gati pesëfishi i Gjermanisë dhe trefishi i Italisë.
Për më tepër, Gjermania dhe Italia janë dy vendet me popullsinë më të moshuar në Europë ku dihet se mosha është faktori kryesor i riskut në rastin e COVID!
Këto shifra duhen të shërbejnë si bazë për raportimet dhe analizat në Shqipëri dhe jo propaganda!
Ato bëjnë thirrje për veprim të menjëhershëm dhe strategjik!
Masat e paefektshme dhe hipokrite si ajo e mbajtjes së maskës në rrugë, kur maskat nuk mbahen në njësi tregtimi dhe transporti, duhet t’ia lënë vendin masave strategjike të drejtuara nga trinomi testo-gjurmo-trajto!
Shëndeti i shqiptarëve është në rrezik dhe ata po e humbin jetën me ritme disa fish më të larta se qytetarët e tjerë europianë!
Boll me amatorizma!!!
Ka ardhur koha për profesionalizëm!!!
*Mjek i shëndetit publik. Marrë nga profili i tij në FB
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.