Futboll

Maxarri më keq se Garsia! Napoli bën ndryshimin e dytë në stol, gati Françesko Kalcona

Gazeta Si – Pronari i Napolit, ekipit kampion në fuqi të Italisë, pas një nate reflektimi ka vendosur për ndryshimin e dytë në stol. Valter Maxarri ka bërë më keq se Rudi Garsia në këtë periudhë që ka drejtuar ekipin.

Aurelio De Laurentis, presidenti i Napolit, ka vendosur të ndryshojë përsëri trajner. Për Maxarrin do të jetë sot stërvitja e fundit. I përzgjedhuri për të marrë vendin e tij është Françesko Kalcona, trajneri aktual i Sllovakisë, një skuadër e kualifikuar për në Europianin e Gjermanisë.

Kalcona ka qenë bashkëpunëtor i Mauricio Sarrit dhe Luçiano Spaletit te Napoli. Tani pritet që të mësohen detaje të tjera në lidhje me këtë ndryshim të radhës te Napoli. Ecuria e këtij sezoni ka qenë shumë larg pritshmërive për kampionët në fuqi, tashmë larg zonës së Championsit. Ata mbajnë vendin e 9-të me 36 pikë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë