Ngjarje

Mateo Salvini kërcënohet me jetë: Ke 3 shqiptarë nga pas!

Kërcënohet me jetë ministri i Brendshëm dhe zv.kryeministri i Italisë, Matteo Salvini. Ky i fundit ka publikuar në rrjetet sociale një letër kërcënuese që ka ardhur në adresë të tij me postë.

Salvini thekson se letra kërcënuese i ka ardhur mëngjesin e sotëm në ambientet e Ministrisë. E shkruar me një gramatikë të keqe, në letër ndër të tjera thuhet: “Ke 3 shqiptarë pas qafe, do ekzekutohesh, je derr, gay etj”.

Ndërkohë komenti i Salvinit në rrjetet sociale ishte: “Eci përpara në punën time, puthje e përqafime”. Që kur u bë ministër i Brendshëm, Salvini është përballuar me mjaft probleme, por ai i ka kaluar të gjitha pa u shqetësuar shumë.

Që pas ardhjes së tij në krye të ministrisë Brendshme, Salvini ka goditur grupe të ndryshme kriminale që kanë lidhje me klanet e hershme mafioze.

Rasti i fundit ka qenë kur është fotografuar i hipur në një fadromë të policisë bashkiake të Romës, duke shembur vilat luksoze të klanit mafioz “Casamonica”, pasi ishin ndërtuar me të ardhura të paligjshme, të përfituara nga paratë e krimit dhe të drogës.

https://www.instagram.com/p/Bq2FpadhFYv/

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë