Gazeta Si – Një 21-vjeçar është arrestuar në fshatin Karicë të Matit, pasi i janë gjetur në shtëpi disa armë të ndryshme, municion luftarak dhe kapuça në formë maske.
Pas ndërhyrjes së policisë në shtëpinë e 21-vjeçarit R.R u gjetën të fshehura 1 kallashnikov, 3 armë gjuetie, 1 armë zjarri pistoletë, 114 fishekë dhe 2 kapuça në formë maske, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Gjithashtu babai i të riut, 56-vjeçari H.R është vënë nën hetim.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.