Teknologji dhe Inovacion

Mastercard tani ju identifikon falë mënyrës se si ecni

Njerëzit që udhëtojnë për punë tashmë do të identifikohen nga teknologjia e re e MasterCard falë mënyrës se si ata shkojnë në punë e lëvizin e si rrjedhojë nuk do kenë më nevojë të paraqesin abonenë e tyre elektronike në hyrje të mjetit publik transportues.

Mastercard është duke punuar me firmat e transportit për të zhvilluar një sistem të ri që do të vërtetojë pasagjerët nga ecja e tyre.

Ofruesi i pagesave, MasterCard, i tha MarketWatch se të gjithë kanë një ecje rutinë unike. Kompania po provon me mënyra inovative si ecjet rutinë, skanimi i fytyrave, rrahjet e zemrës etj në mënyrë që qytetarët të realizojnë pagesa.

Ajay Bhalla, president i zgjidhjeve kibernetike dhe inteligjencës për Mastercard, i tha MarketWatch në një intervistë: "Ne jemi duke punuar me organizatat e transportit, ku fytyra ose ecja juaj do t'ju vërtetojnë ju”.

“Mënyra se si ju e mbani telefonin tuaj, cilin vesh përdorni dhe si gishtat tuaj prekin butonat, të gjitha janë unike për ju. Ne kemi testuar rrahjet e zemrës, teknologjinë e venave dhe mënyrën se si njerëzit ecin për t’i vërtetuar ata."

Kamerat e regjistimeve nëpër metro identifikojnë pasagjerët që u afrohen pengesave të transportit. Sapo sistemi e njeh individin e lën atë të kalojë pasi e lidh individin me llogarinë e tij bankare.

Zhvillimi i sistemeve të pagesave online që ofrojnë shpejtësi dhe siguri është një sfidë e madhe për bankat dhe ofruesit e kartave të kreditit (si Mastercard), teksa vazhdon e rritet numri i individëve që përdorin shërbimet financiare online. Mashtruesit (scammers) po bëhen gjithnjë e më të sofistikuar nga ana teknologjike në “vjedhjen” e identiteteve të klientëve ndërkohë ofruesit e kartave bankarë po përdorin zgjidhje të teknologjisë së lartë për të qëndruar një hap më përpara.

Të enjten Byroja Federale e Investigimit prodhoi një raport në të cilin thuhej se rreth 3.5 miliardë USD është raportuar e humbur, e dyshimet janë si rrjedhojë e krimit kibernetik.  Në 2019 ka pasur 467361 ankesa të pranuara.

Sulmet kibernetike të sofistikuara e me fokus në kualitet sesa volum janë rritur me 430% që prej korrikut të 2019-ës, sipas NuData, një kompanie të zotëruar nga MasterCard.

Rastet kur një mashtrues fiton kontrrollin e llogarisë së një klienti janë rritur me 330% në katër muajt e fundit. E këto raste vazhdojnë të ndodhin ndonëse ka pasur hapa të mëdhenj në zhvillimin e mbrojtjes teknlologjike siç janë shërbimet e skanimit të fytyrës, skanimit të syrit, të gishtërinjve etj.

Përputhja vaskulare është një tjetër inovacion që Mastercard po eksploron. Kjo teknologji mund t’i identifikojë individët nga modelet unike të enëve të gjakut që mund të shihen afër sipërfaqes së lëkurës.

Një zëdhënës tha: "Ne po shohim nga afër një sërë modalitetesh për autenticitetin e një individi, duke përfshirë këtu analizën e ecjes, ECG [elektrokardiogramën] dhe modelin e venave për të identifikuar një përdorues."  Bhalla sqaroi se ritmi i rrahjes së zemrës së një personi është gjithashtu unik: "Një përdorues mund të veshë një byrzylyk, i cili i mat pulsin dhe të vërteton vazhdimisht ty".

Mastercard e bleu NuData Security në 2017 dhe që atëherë ajo ka nisur të përparojë në identifikimin biometrik. Ofruesi i pagesave gjithashtu ka punuar me akademikë në Universitetin e Oksfordit në atë që e përshkruan si "përparësinë e tij kryesore globale".

Bhalla tha: “Bota po ndryshon me një ritëm të shpejtë. Hakerët po zhvillojnë mënyra të reja se si të sulmojnë kibernetikisht individët për të marrë kredenciale të tyre. "/MarketWatch


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë