Ngjarje

MASR: Orë edukuese në shkolla kundër përhapjes së viruseve

Megjithëse deri më tani, vendi ynë nuk ka të deklaruar zyrtarisht asnjë të prekur nga koronavirusi, ministrja e Arsimit, Besa Shahini, thotë se nëpër shkolla do të bëhen orë edukuese për parandalimin e përhapjes së viruseve.

Ministrja thotë se mësuesit po orientojnë nxënësit se si të parandalojnë përhapjen e viruseve duke u bazuar në rekomandimet e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Larja e shpeshtë e duarve si masa kryesore që duhet të ndërmerret, përdorimi i maskave vetëm kur shfaqen simptoma gripale apo mos-përdorimi i antibiotikëve pa rekomandimin e mjekut, janë disa prej këshillave bazë që jepen gjatë këtyre orëve edukuese.

Ndër të tjera, ajo shprehet se “deri tani nuk ka asnjë rast të koronavirusit në Shqipëri. Por, edhe nëse do të ketë në të ardhmen, jemi plotësisht gati ta përballojmë bashkërisht!”.

https://www.facebook.com/shahinibesa/photos/a.1991075787816191/2510276952562736/?type=3&theater

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë