Ngjarje

Maskat u shërbejnë vetëm të infektuarve. Më efikaset janë FFP3

“Maskat për personat e shëndetshëm janë të panevojshme fare. Ato shërbejnë për të mbrojtur personat e sëmurë dhe për personelin shëndetësor”, shprehet profesor Walter Riçiar, pjesë e komitetit ekzekutiv të Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe këshilltar i Ministrit të Shëndetësisë, Roberto Speranza.

“Ato me garzë që po bëjnë namin – ka theksuar o Riçiardi – shërbejnë si masë parandalimi. Ato të sofistikuarat, që kanë filtra, shërbejnë për të mbrojtur punonjësit e shëndetësisë. Më efikaset janë ato që shkruajnë FFP3”.

“Mjaftojnë masat e higjienës (larja e duarvei) dhe të evitohen kontaktet e afërta me ata që janë me grip, kurse ata që janë tashmë të sëmurë, të shmangin shpërndarjen e patogjenit”, konfirmon nga ana tjetër presidenti i Federatës të Farmacistëve Italianë (Fofi), Andrea Mandelli.

Më Shumë