Shendet

“Maskat nuk e ndalin përhapjen e Covid-19…” Pse studimi danez duhet marrë me rezerva

Në fillim të këtij viti, shumë vende në botë vendosën që maskat të bëheshin të detyrueshme në ambientet e brendshme fillimisht dhe pastaj kudo. Por a janë mbështetur këto politika në prova shkencore?
Dje është botuar një studim që është realizuar në Danimarkë, i cili i përgjigjet kësaj pyetjeje. Studimi i quajtur “Danmask-19” u krye në pranverë më 3000 pjesëmarrës kur nuk kërkohej që qytetarët të mbanin maska por të zbatonin masat e tjera të shëndetit publik që ishin në fuqi. Ndryshe nga studimet e tjera, Danmask ishte një provë rastësore duke e bërë atë provën shkencore me cilësinë më të lartë. Rreth gjysma e atyre në provë kishin 50 maska kirurgjikale për fytyrën, të cilave u tha që të ndryshonin pas tetë orësh përdorimi. Pas një muaji, pjesëmarrësit u testuan duke përdorur teste PCR dhe u krahasuan me pjesëmarrësit në provë që nuk kishin mbajtur maskë. Në fund të fundit, nuk kishte ndonjë ndryshim të rëndësishëm statistikisht midis atyre që kishin maska dhe atyre që nuk mbanin maska. Rreth 1.8 për qind e atyre që mbanin maska u prekën nga Covid-19, krahasuar me 2.1 për qind të grupit të kontrollit. Si rezultat, duket se çdo efekt që kanë maskat në parandalimin e përhapjes së sëmundjes në komunitet është i vogël.
Studimi tregon se disa njerëz, nuk i vunë maskat siç duhet. Vetëm 46 për qind e atyre që kishin maska në hulumtim thanë se kishin respektuar plotësisht rregullat.
Kur bëhet fjalë për maska, duket se ka akoma pak prova se parandalojnë përhapjen e sëmundjeve të ajrit. Rezultatet Danmask-19 pasqyrojnë rishikime të tjera në sëmundjet e ngjashme si për shembull gripin. Nëntë prova të tjera që shikojnë efikasitetin e maskave,kanë zbuluar se maskat bëjnë pak ose aspak ndryshim në infektimin e personave.
Numri i ulët i studimeve për efektin që ndërhyrjet e ndryshme kanë në përhapjen e Covid-19 - një subjekt me rëndësi globale tregon se ekziston një mungesë totale interesi nga qeveritë për të ndjekur mjekësinë e bazuar në prova. Dhe kjo bie në kontrast të plotë me shumat e mëdha që ata kanë shpenzuar për ’konsulentë që këshillojnë qeverinë. Provat e vetme që kanë treguar se maskat të jenë efektive në ndalimin e sëmundjeve të ajrit kanë qenë studimet vëzhguese, të cilat vëzhgojnë njerëzit që zakonisht përdorin maska, në vend që të përpiqen të krijojnë një grup kontrolli të rastësishëm. Këto prova përfshijnë gjashtë studime të kryera në Lindjen e Largët gjatë shpërthimit të SARS CoV-1, të vitit 2003, të cilat treguan se maskat mund të funksionojnë, veçanërisht kur ato përdoren nga punonjësit e kujdesit shëndetësor dhe pacientët por ndjekur nga larja e duarve.

Kjo është arsyeja pse provat e mëdha, të rastësishme, si ky studimi më i fundit danez, janë kaq të rëndësishëm nëse duam të kuptojmë ndikimin e masave si maskat e fytyrës. Shumë njerëz kanë argumentuar se është shumë e vështirë të aplikosh studime të rastësishme, por Danmask-19 ka treguar se këto lloj studimesh janë mëse të realizueshme. Dhe tani që kemi një kërkim shkencor siç duhet rigoroz, në të cilin mund të mbështetemi, provat tregojnë se mbajtja e maskave në komunitet nuk ul ndjeshëm shkallët e infeksionit.

Ndërkaq, Vinayak K. Prasad, profesor i mjekësisë në Universitetin e Kalifornisë San Francisco dhe njëkohësisht, onkolog hematolog, e studiues i politikave shëndetësore shpjegon se duhet të marrim parasysh disa kritika përpara se të vlerësojmë studimin. Në rrjedhim të kësaj ai parashtron disa fakte:
A ishte studimi i pafuqishëm?
Prova ishte në gjendje të provonte hipotezën e tij për një ulje 50% të SARS-CoV-2 nga maska e mbajtur në një mjedis ku rreziku bazë ishte afërsisht 2%. Studimi parashikoi një humbje prej 20% të personave. Me anë të këtyre masave, studimi ishte mundësuar në mënyrë adekuate për të provuar hipotezën e tij, por le të jemi të sinqertë, autorët nuk mund të kishin ditur që në fillim shkallën e saktë të COVID-19.
A ishte aderimi i dobët?
Midis pjesëmarrësve, 46% kishin mbajtur maskën siç rekomandohej dhe 47% e mbanin atë "kryesisht siç rekomandohet", për një total prej 93%. Sipas ekspertit që kushdo që ka shëttitur në qytetet e mëdha e di se përgjithësisht njerëzit e mbajnë maskën nën hundë dhe në mënyrë aspak korrekte.
“Edhe aderimi i ulët nuk do të ishte problem, pasi është pjesë e asaj që po testohet. Një ëmbëlsirë është edhe brumi dhe temperatura e furrës dhe një rekomandim i shëndetit publik është si vetë rekomandimi ashtu edhe nëse njerëzit e ndjekin atë. Ju duhet të gjykoheni për të dy gjërat.,” shkruan eksperti.

Çfarë tregon studimi saktësisht?
Eksperti shpjegon më tej se studimi danez tregon se ky rekomandim specifik i maskës (plus një kuti maska) e bërë gjatë pandemisë SARS-CoV-2, me nivele testimi prej 2% PCR, nuk arriti të tregonte se mbajtja e maskës zvogëlon rrezikun me 50%. Në vendet ku ka transmetim deri diku të frenueshëm, ka prova të pamjaftueshme për të treguar efikasitetin e mbajtjes së një maske.
Çfarë nuk tregon studimi?
Prasad, shpjegon se studimi nuk është në gjendje të vlerësojë pretendimin e eksperteve.
"Maska ime ju mbron juve, jo mua". Mënyra për të provuar këtë pretendim do të ishte rastisja e grupeve të njerëzve që mbajnë dhe nuk mbajnë maska njëkohësisht.
A duhej botuar studimi?
Eksperti shpjegon se disa u janë drejtuar rrjeteve sociale, për të kuptuar pse një studim që mund të zvogëlojë entuziazmin për maska dhe mund të keqinterpretohet u botua në një revistë serioze mjekësore. Por sipas tij asgjë nuk është e përcaktuar fiks dhe nuk do të thotë që shkenca dhe mjekësia nuk mund të diskutohen.
Mos i bëni maskat më politike sesa janë bërë!
Më tej Prasad jep mendimin e tij të përgithshëm për faktin se maskat janë përdorur shumë politikisht dhe kështu janë ashkëluar masat e tjera që janë dhënë nga ekspertët e shëndetit publik, pasi shpesh herë në këtë pandemi politikanët janë bërë edhe ekspertë shëndeti. Mjeku shton se studimi danez nuk i përgjigjet çdo pyetje që mund të kenë shumë persona, por është një studim i mirë që të bën të reflektosh se çfarë na duhet më shumë.
Burimi: MedPageToday, The Spectator/ Përshtati: Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë