Nga biologjia sintetike vjen projekti i një maske me biosensorë, e aftë “të njohë” dhe diagnostikojnë, brenda 90 minutash, praninë e viruseve, nga SarsCoV2 te Ebola, te personi që mund ta ketë në organizëm.
Lajmi u bë i ditur nga revista e specializuar “Nature”, e cila publikoi punën e studiuesve nga instituti i teknologjisë në Massachusets dhe Universiteti i Harvardit në SHBA, me kontributin e një kompanie me bazë në Milano që prodhon pëlhura me fibra optike.
Maskat, të cilat që prej 28 qershorit në rajonet “e bardha” italiane nuk mund të vishen jashtë, kanë përfshirë sensorë të vegjël të disponueshëm, bazuar në ingranazhe qelizore të thara nga ngrirja, në të cilat studiuesit kanë filluar të punojnë që nga viti 2014 për të diagnostikuar Ebola-n (afrikane) dhe Zika-n (braziliane).

Në këtë punë të re, ekipi i udhëhequr nga James Collins, Peter Nguyen dhe Luis Soenksen, demonstroi se sensorët mund të përfshihen jo vetëm në maska, por edhe në veshje të tjera, të tilla si mantelet e laboratorit. Sensorët janë krijuar për t’u aktivizuar nga mbajtësi i pajisjes mbrojtëse dhe rezultatet shfaqen brenda saj, duke siguruar privatësinë e personit.
Studiuesit testuan qindra lloje të ndryshme të pëlhurave, nga pambuku në poliestër deri te leshi, për të gjetur atë më të përputhshmen me këtë biosensor, një kombinim i poliestrës dhe fibrave të tjera sintetike.
Për t’i bërë sensorët të vishen, ata inkorporuan përbërësit e tyre me fije në një pjesë të vogël të rrobave, duke i rrethuar me një unazë silikoni, në mënyrë që mostra të mos avullojë.

Sensorët janë krijuar për të prodhuar lloje të ndryshme të sinjaleve, përfshirë dritën ose fluoreshencën, të cilat mund të lexohen me një spektrometër dore. Studiuesit gjithashtu krijuan një spektrometër që mund të vishet, i cili mund të integrohet në pëlhurë, kështu që rezultatet lexohen dhe transmetohen përmes “wireless”-it në një smartphone ose celular.
“Ne mund të ngrijmë një gamë të gjerë të sensorëve sintetikë të biologjisë, për të zbuluar acidet nukleike të viruseve dhe baktereve, – komentoi një nga studiuesit kryesorë, James Collins, – si dhe kimikate toksike. Kjo platformë mund të çojë në një brez të ri të biosensorëve që vishen për punëtorët e vijës së frontit, personelin mjekësor dhe ushtarak”.

“Ne kemi zvogëluar ndjeshëm funksionalitetin e pajisjeve më të fundit të testimit molekular në një format të pajtueshëm me pajisjet që vishen në një larmi aplikimesh”, – shtoi Luis Soenksen.
Prototipi, tani është licencuar dhe studiuesit shpresojnë që ai të zhvillohet më tej nga ndërmarrjet private për tregtimin e tij.
“Ne kemi parë tashmë shumë interes nga grupe të jashtme, të cilët dëshirojnë të marrin prototipat që kemi dhe t’i sjellim ato në një produkt të miratuar dhe të komercializuar”, – shpjegoi Collins.

Përshtati: Gazeta “Si”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje