Mode

Maska ku mund të lexohen buzët

Këto maska janë shpikja më e re e markës që prodhon veshje për njerëzit më aftësi të kufizuar.

Iz Adaptive, marka e themeluar në vitin 2009 nga stilistja Izzy Camilleri që jeton në Toronto, kohët e fundit ka marrë një hap përsa i përket mbajtjes së maskave si një mënyrë për të parandaluar infektimin me Covid-19.

Dizajni i ri i maskës e ka të tejdukshme pjesën e buzëve çka do të ndihmojë në lehtësimin e leximit të buzëve si pjesë komunikimi tek njerëzit që nuk dëgjojnë.

Camilleri ishte motivuar të krijojë versionin e ri të maskës pasi artistja Jackie Shawn i kishte treguar historinë e komshiut të saj. "Është një djalë, Craig, i cili jeton në ndërtesën e saj që përdor një aparat dëgjimi dhe mënyra e vetme që ka për të komunikuar me njerëzit është të lexojë buzët," thotë Camilleri, duke shtuar se fillimisht, ajo nuk e kuptoi ndikimin që kishte te ai fakti që tashmë njerëzit do ti kenë fytyrat të mbuluara.

 Maska tani është në shitje individuale si dhe në pako me tre copë(kështu që gjithmonë keni një në përdorim ndërsa të tjerat lahen) dhe 20% e të ardhurave nga shitjet do të shkojnë në "Shërbimet e Dëgjimit Kanadez", një veprim ky që Iz Adaptive e ndërmarrë shumë herë për kauza të ndryshme.

Kjo nismë është vetëm një në një linjë të gjatë inovacionesh për Camilleri që kur ajo filloi Iz Adaptive mbi një dekadë më parë. Karriera e saj mori një kthesë kur kryeredaktori i revistës FASHION, Bernadette Morra, i rekomandoi Camillerit të bëjë diçka të veçantë për një ish-kolege e cila ishte në karrige me rrota.

"Nuk e dija që dikush me aftësi të kufizuara ose dikush që përdorte karrige me rrota, kishte nevoja specifike për veshje, ”thotë Camilleri.

Marka e Camilleri tani është një ndër më të njohurat si markë që është e përqendruar në krijimin e veshjeve dhe aksesorëve për njerëz me aftësi të kufizuara.

"Ndonjëherë njerëzit futen në një guaskë dhe mendojnë se nuk mund të veshin gjëra të bëra enkas për to, por ne jemi është aty për të thënë 'hej, vishni atë që dëshironi" thotë Camilleri për mënyrën se si guximi i markës është aq frymëzues dhe se si Iz Adaptive ka ndihmuar njerëzit të dalin nga guaska e tyre. "Ne kemi ndikuar në jetën e njerëzve me atë që bëjmë. Unë kam parë njerëz të qajnë me lot gëzimi për diçka që ata menduan se kurrë nuk mund ta veshin.

Veshjet e veçanta janë më shumë sesa rroba, ato ofrojnë përfshirje dhe lumturi.

Burimi: Fashion. Përktheu: Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë