Ka ndodhur

Maska, kamera, municione dhe fara kanabisi në makinë, arrestohet 26-vjeçari në Krujë

Gazeta Si- Një 26-vjeçar me iniciale G.D., u arrestua në Krujë, pasi në automjetin e tij policia i gjeti në automjet 3000 fara të dyshuara narkotike kanabis sativa, 4 maska që përdoren për ngjarje kriminale, 1 kamera ambientale, sasi municioni luftarak dhe 3 celularë.

Shërbimet e policisë kishin informacione për një shtetas që transportonte fara kanabisi me automjet.

Menjëherë u organizua puna për identifikimin dhe kapjen e tij. Forcat ‘Shqiponja’ së bashku me shërbimet e komisariatit të Krujës finalizuan operacionin ‘Seeds’, pjesë e megaoperacioneve mbarëkombëtare ‘Tempulli 2’ dhe ‘Sundimi i ligjit’.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë